Junajtid mban hapin, ‘pokër’ Çelsit…

Premier League që në javën e parë, nis të konturojë skuadrat pretendente. Pas goleadave të Liverpulit dhe Sitit, teksa fituan me skuadrat respektive, sot ishte radha e Arsenalit të Granit Xhakës për të treguar dhëmbët.
Në fakt, takimi i ‘topçinjëve’ në fushën e Njukasëllit, kishte koeficent të lartë vështirësie por formacioni i Emeri, ia doli të shënojë një gol e të marrë tri pikë të vyera.
Ndërkaq, Mançester Junajtid nxjerr të ‘palarat’ e Çelsit. Në “Old Traford”, skuadra vendase me një performancë të shkëlqyer, mposhti në të gjitha drejtimet blutë e londrës në shifra 4-0.
Fillimisht Rashford nga pika e bardhë (18’ )dhe më pas Antoni Martial me një të majtë (65′), dyfishon për t’ja lënë radhën sërish Markus Rashford që në të 67-tën nga jashtë zone pas asiasiti të Pogba, arrin të tretin.
Për të plotësuar pokerin e ‘djajëve’, mendon Daniel Xhejms i cili në të 81-tën, mbyll llogaritë me Çelsin e përgjumur. Nisje e shkëlqyer e Sojsjaker dhe skuadrës së tij në start.