Pogba, “derën” hapur për Realin dhe Juven
Pas fitores së bujshme 4-0 të Mançester Junatid ndaj Çelsit, mesfushori Pol Pogba që shkëlqeu në këtë takim, në zona miks ka folur për të ardhmen e tij, duke nxitur më tepër thashethemet në tregun e futbollit.
Francezi nuk i mbylli “dyert” në mikrofonin e “RMC Sport”, as për Juventusin dhe po ashtu edhe për Real Madrid, duke u shprehur se gjithçka mund të ndodhë.
“E ardhmja ime? Më pëlqen të luaj futboll dhe sa herë që shkoj në fushë, unë jap gjithçka Sigurisht, e di që ka patur diskutime dhe tratativa, por të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Tani për tani une jam me Mançester Junajtid, më pëlqen të luaj me këta shokë dhe gjithmonë do të jap gjithçka në fushë”, ka deklarur mesfushori Pol Pogba.