Gundogan rinovon me Sitin deri më 2023…

Pas tratativave të gjata, mesfushori turko-gjerman Ilkaj Gundogan, ka rinovuar kontratën me Mançester Sitit, deri në verën e vitit 2023.
Kontrata e mëparshme e Gundogan me “Qytetarët” përfundonte pas në qershor të vitit të ardhshëm. Ai u bashkua me Sitin nga skuadra e Borusias së Dortmundit, për 25 milionë paundë në vitin 2016.
Trajneri Pep Guardiola e shikon mesfushorin e kombëtares gjermane, si një nga lojtarët rreth të cilit do të ndërtohet loja e Mançester Sitit.