Ajaksi ka ende për të… tjerët
Lase Shonë, është një lojtar i Xhenoas në Seria A. Lajmin e ka publikuar vetë klubi në Twitter, ndërsa thotë se lojtari i Ajaksit është i tyre.
Mesfushori danez, tashmë 33 vjeç, nga 2012-ta pjesë e Ajaksit, duket se ka kaluar me parametra zero te kuqeblutë e Italisë. Mesfushorit i është uruar mirëseardhja dhe pas vizitave mjekësore pritet të hedhë firmën mbi kontratë.
Shonë ishte pjesë e përfaqësueses daneze në 43 raste, teksa ka shënuar edhe 3 gola. Sikurse dhe te Ajaks, ka operuar në repartin e mesfushës. Aventura personale te Xhenoa, e para në Seria A.