Lukaku: “Interi nuk është për të gjithë”…
Sot ishte dita e Romelu Lukakut. Interistët dhe Milano kanë shpërthyer thuajse në ekstazë. “Derbin” e parë të Italisë “zikaltrit” e kanë fituar. “Telenovela” ka përfunduar. Sulmuesi belg i Junajtid ka veshur zyrtarisht fanelën e Interit…
Në orën 9.40 të mëngjesit, Lukaku ka mbërritur në klinikën Humanitas për ekzaminimet mjekësore. Më pas ka paraqitur letrat në selinë e CONI-t, për të vijuar ne fund me nënshkrimin e kontratës 5-vjeçare, me një page prej 7.5 milionë për sezon, që do ta lidhë atë me Interin deri në vitin 2024.
Interi e dëshironte sulmuesin belg dhe e bleu, duke shpenzuar 65 milionë, plus 10 shpërblime, plus 10% të vlerës së kartonit, që në rast shitjeje do t’i shkojë Mançester Junajtid.