‘Juve, merr një sulmues…’

Pas humbjes me Atletikon, indirekt atakohet Ronaldo, shtypi sportiv ngre pikëpyetje.

Atletiko Madrid me yllin e saj të ri Zhoao Feliks, mundi dje Juventusin në Stokholm të Suedisë 2-1 në një sfidë të veshme për ICC Cup.

Por shtypi i sotëm sportiv, pranë klubit torinez në vendin fqinj, nuk ka qënë aspak dashamirës me bardhezinjtë e Sarrit teksa pasi kanë numëruar plot 27 goditje drejt kuadratit ‘colconeros’, kanë hedhur mbi tavolinë  sygjerimin: “Juve, merr një sulmues”.

 Po në këtë të përditshme, nënvizohet merkatoja Inter. Me sa duket ka ardhur akordi, Perisiç drejt Bajernit dhe Xheko zikaltër.

Ndërkaq Napoli u shpartallua nga Barcelona 4-0. Interesant fakti se dhe pas këtij dështimi total të nënkampionëve të italisë, sërish Ançeloti sot, ka deklaruar se ka mbetur i kënaqur me performancën e të tijëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!