Zbarkoi në mesantë, Lukaku zikaltër
Lukaku, njëri nga zërat më të përfolur të merkatos së verës, zbarkoi në Milano për t’ju bashkuar Interit. Plot 65 milion euro dhe 13 të tjerë bonuse. 5 vite kontratë me 9 milion në sezon. Lukaku zgjodhi me dëshirë Interin.
Pas mesnate, ai u prit si hero mes ovacionesh të shumta të tifozëve zikaltër që kishin trembur gjumin vetëm e vetëm që të ishin present ne Malpensa.
Nga ana tjetër, klubi i Interit ka përsëritur se edhe Edin Xheko i kërkuari i radhës, nuk do të hiqet nga lista e dëshirave. Interi vijon të insistojë për boshnjakun, teksa në drejtim të Romës, janë në tavolinë 15 milion euro.
Gjithsesi, belgu 26 vjeçar Romelu Lukaku, ka frymëzuar kampin zikaltër, ndërsa Konte, tashmë ka një “as’ më tepër në organikë. Sot vizitat mjekësore.(Video)
Eccolo Romelu #Lukaku. Appena atterrato alla Malpensa. Salta e alza il pollice ai tifosi 🔵⚫.#calciomercato @TuttoMercatoWeb pic.twitter.com/my0vWxnYK7
— Alessandro Rimi (@Ale_Rimi) August 7, 2019