Uejn Runi rikthehet në Angli

 Ka lënë MLS amerikane ndërsa nga sot, Uejn Runi do të nisë të mendojë punën si lojtar-trajner te Derbi Kaunti.

Mësohet se ish-bomber i Junatid, Evertonit dhe kombetares së ‘tri luanëve’, ka fluturuar drejt Londrës për të diskutuar me klubin e ri situatën dhe mënyrën për të mbyllur kontratën dy vjeçare me DC United.

Gjithsesi, Runi, me këtë lëvizje, duket se ka habitur jo vetëm fansat që e prisnin ndoshta në Premier Ligë dhe jo në  Championship te Derbi, por dhe vetë teknikun e skuadrës së Derbi Kauntit, Koku, i cili pak javë më parë mori timonin. Pas lajmit, Filip Koku, është shprehur thatë: “Nuk mund të them asgjë”

 Uejn Runi ishte pjesë e DC United për një edicion ndërsa me lejen e vetë klubit, ka nisur rrugën drejt Anglisë. 

Të dhënat e para, thonë se Runi, do të përfitojë afërisht 4,5 milion euro në sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!