Lamçja rikthehet në Kosovë, te Vushtrria…

Sulmuesi Eri Lamçja, pasi ka shtërnguar duart dhe mbyllur bashkëpunimin me klubin ballashiot të Bylisit, me të cilin sezonin e kaluar fitoi edhe titullin e kampionit në Kategorinë e Parë, ka kaluar në futbollin kosovar.

25-vjeçari, produkt i “verdhezinjve” elbasanas, por që ka luajtur edhe për Teutën dhe Luftëtarin, pas një përvoje 6-mujore me Dritën e Gjilanit, rikthehet sërish në Kosovë. Ai ka lidhur kontratë me skuadrën e Vushtrrisë, që militon në IPKO Superligë.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi kosovar, i cili kalimin e sulmuesit Eri Lamçja në radhët e Vushtrrisë, e zyrtarizon në faqen e tij në “Faceboook”.

 “Zyrtare: FC Vushtrria ka arritur marrëveshje me Eri Lamçja. Sulmuesi 25-vjeçar i lindur ne Elbasan, pjesë e akademisë së KF Elbasanit, duke vazhuar më pas me klubet e KF Teutës së Durrësit dhe KF Luftëtarit nga Gjirokastra, ndërsa në edicionin 2018/19 është transferuar në ekipin e KF Dritës nga Gjilani, ku pas qëndrimit 6-mujor transferohet të skuadra e KF Bylis nga Shqiperia”, njofton klubi kosovar i Vushtrisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!