Barcelona gjen “sozinë” e Zhordi Albës…

Mbrojtësi Junior Firpo është futbollisti më i ri i Barcelonës.
Tekniku Valverde e shikon ish-kampionin e Europës me Spanjën U-21, si zëvendësuesin perfekt te Zhordi Albës në krahun e majtë të skuadrës “blaugrana”.
Kartoni i 22-vjeçarit i ka kushtuar katanasve 18 milionë euro plus 12 milionë të tjera në formë bonusesh, që shkojnë në dobi të Real Betisit.
Junior Firpo ka firmosur një kontratë për 5 vite me Barcelonën, e cila ka bërë publike edhe klauzolën e largimit të futbollistit me shifrën e 200 milionë eurove.
Mbrojtësi Firpo është bashkuar me shokët e të rinj të skuadrës katanalase në stërvitje, disa orë përpara se Barça ta zyrtarizonte kalimin e tij në “Camp Nou”.