Mark Markez, lideri i MotoGP…
Mark Markez fiton bindshëm garën e MotoGP, të zhvilluar në Çeki. Fitorja e 6-të sezonale, duke e lançuar spanjollin edhe këtë edicion, si një lidër absolut të pistës së motorave.
E udhëhoqi i sigurt garën dhe mbylli përpara Doviciozos dhe Miler. Gara nisi me 40 minuta me vonesë, pas problemeve me gjendjen e lagur të cirkuitit.
Markez, i pari dhe me 63 pikë më shumë nga vendi i dytë, ndërsa kanë mbetur edhe 9 gara sezonale, e bëjnë pilotin e Honda, gati të konfirmuar kampion.
Sot në Bërno, Markez tregoi forcë, supermaci dhe siguri.