Barcelona, sulmuesi Malkom gati për Zenitin
Pas vetëm një sezoni, sulmuesi Malkom përshëndetet me Barcelonën. Braziliani qe u transferuar në Katalonjë vitin e shkuar për 42 milionë euro nga francezët e Bordo, së shpejti do të jetë lojtar i Zenitit në Shën Peterburg.
Edhe pse vetëm 22-vjeç, braziliani Malkom ndaj të cilit pritshmëritë ishin të mëdha, nuk arriti të përshtatet me mjedisin dhe klimën në kampin “blaugrana”, duke mos lënë gjurmë dhe premtuar për të ardhmen.
Sipas shtypit katalanas, sulmuesi nuk është i pranishëm në seancat stërvitore të Valverde, pasi ai ka leje nga klubi për të kompletuar transferimin e tij në Rusi. Marrëveshja midis Barcelonës dhe Zenitit do të mbyllet me një transaksion prej 40 milionë euro.