Interin e refuzojnë të gjithë…
Krizë besimi te Interi. Pas problemeve me Ikardin, Naingolan dhe thuajse zhdukjes së pistës Lukaku, vjen refuzimi i radhës.
Këtë herë është “Il Matador” që mbyll zërat për t’iu bashkuar skuadrës së Antonio Kontes. Edison Kavani, sulmuesi i Paris SG, e njeh mirë ambientin italian, teksa në të shkuarën ka qenë pjesë e Napolit.
Kërkesës së Interit për ta pasur në “rozë”, uruguajani i thotë “Jo”. Ai mendon se duhen pritur zhvillimet me Nejmar.
Nëse braziliani vendos të largohet, gjithnjë sipas sulmuesit, ai së bashku me Mbapenë, do të kishin peshën kryesore te PSG.
Në këtë menyrë, Interi nuk arrin të bëjë goditjen e madhe. E raporton “La Gazzetta dello Sport”.