Lautaro optimist, jam kthyer për sezon fantastik…
Argjentinasi Lautaro Martinez,sulmuesi i Interit në Seria A, është kthyer sot në radhët e grupit të teknikut Antonio Konte.
Të gatshëm gazetarët e ‘Inter TV’, i kanë drejtuar mikrofonët duke i kërkuar konsideratën e parë për tëknikun e ri. Jo vetëm kaq pasi Lautaro, është provokuar edhe për Kupës e Amerikës, teksa skuadra e Lionel Skalonit u largua pas polemikave në gjysmëfinale.
Në këtë pikë, 21 vjeçari nuk ‘dekonspirohet’ teksa flet vetëm në aspektin personal.
Lautaro: “Jam kthyer. Jam i kënaqur që kthehem për tu stërvitur.Kam përfituar nga disa ditë pushimesh. Tani së bashku me shokët, për të mirëprëgatitur sezonin.
Kupa e Amerikës? Për mua ka rezultuar një ekspreiencë shumë e bukur. Në aspektin personal ishte pozitive. Tani mendoj vetëm Interin’.
Konte? Kam folur edhe në telefon. Sot pëballë. Një teknik i punës,-tha ndër të tjera sulmuesi I talentuar I zikaltërve.