114 milionë euro, pagat e Juventusit…

Medias i kanë rënë në dorë pagat e futbollistëve bardhezinj të Juventusit. Kuptohet, “pjesa e luanit” te “Zonja e Vjetër” i takon sulmuesit portugez Kristiano Ronaldo, që është edhe ylli i juventinëve.

Paga vjetore neto e CR7 kap shifrën e 31 milionë eurove në vit, ndërkohë që diferenca me lojtarët e të tjerët është tepër e madhe.

Kështu, me pagën më të lartë pas Ronaldos, vinë sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain dhe mbrojtësi holandez Matijs de Ligt me një page me 7.5 milionë euro në vit.

Pas tyre vinë argjentinasi Paulo Dibala, anglezi Aron Ramsej dhe francezi Andrei Rabiot, që paguhen me nga 7 milionë euro. Por te Juventusi ka edhe futbollistë që paguhen me 300 mijë euro në vit. Ai është portieri i tretë, Pinsoglio.

Në tolal, skuadra e bardhezinjve të Juventusit duhet të shpenzojë rreth 114 milionë euro vetëm për pagat e futbollistëve të skuadrës nga Torino, pa llogaritur këtu stafin teknik dhe organikën e punonjësve të “Zonjës së Vjetër” italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!