Atletiko Madrid mund 3-0 yjet e MLS-së…

● Skuadra e Diego Simeones vazhdon me fitore, ndërkohë që Zhoao Feliks sërish kthehet në protagonist, assist dhe gol!
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, “los colchoneros” e Diego Simeos kanë mundur në Orlando me lehtësi 3-0 një seleksion yjesh të MLS-së amerikane, ku luanin Ibrahimoviç, Runi, Vela e të tjerë…
Tekniku argjentinas zbriti në fushën me skuadrën e dytë, por gjithsesi, në të 43-tën Markos Lorente i dha epërsinë Atletikos. Në fraksionin e dytë, Simeone nuk kurseu asnjë lojtar, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë.
Këtu në “skenë” u ngjit blerja e madhe e madrilenëve, Zhoao Feliks, i cili u fut në fushë në minutën e 56-të të ndeshjes. Portugezi 20-vjeçar, në të 85-tën shënoi golin e dytë, ndërkohë që më pas, i dha një asist Diego Kostës të fiksonte fitoren 3-0, në të 93-tën minutë.
Pas kësaj ndeshjeje dhe performancës së talentit portugez, bien të gjitha dyshimet se skuadra e Atletiko Madridit, me largimin e francezit Grizman është dobësuar. Zhoao Feliks, me siguri ka ruajtur magji të tjera, për t’i shfaqur në “Wanda Metropolitano”…