Suarez-Grizman, “xixa” te Barcelona…

Transferimi i Antoine Grizman në “Camp Nou” e ka “përçarë” kampin katalanas, pro dhe kundër. Dje, me “blaugranët” në seancën stërvitore, është bashkuar edhe uruguajani Luiz Suarez. Dhe “xixat” kanë nisur…

Ajo që ka bërë përshtypje është fakti, se Suarez as nuk e ka shikuar dhe as nuk ka folur për asnjë rast me ish-yllin e Atletiko Madridit, që ishte kontakti i pare për dyshen, që do të përbëjë sulmin e Barcelonës gjatë sezonit.

Uruguajani është parë gjatë gjithë kohës, duke stërvitur përkrah Zherard Pike dhe Zhordi Alba, ndërsa Grizman ka punuar me bashkëkombësit e tij, Ousman Dembele dhe Samuel Umtiti, raporton media spanjole.

Thua të jetë rastësi? Gojët e liga kanë rast për të komentuar. Gjithsesi, gjatë prezantimit të Grizman në “Camp Nou”, francezi tha, se Suarez ishte i pari që e kishte uruar për ardhjen te Barcelona.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!