Firmos Gligorov, të hënën Ramadani…

Mbrojtësi Filip Gligorov kërkesë e trajnerit Mirsad Jonuz. Kontrata e tij njëvjeçare. Mesfushori shkodran Behar Ramadani pritet të nënshkruajë të hënën

Tjetër firmë në kontratë për ekipin e Vllaznisë. Pasditen e sotme, administratori Suad Lici ka bërë realitet firmosjen me një tjetër lojtar, që i bashkohet skuadrës sonë. Bëhet fjalë për mbrojtësin maqedonas Filip Gligorov.

I datëlindjes 31 korrik 1993, ai luan në rolin e mbrojtësit të krahut. Karriera e tij ka qenë kryesisht e përqendruar në vendin e tij ku ka luajtur me ekipet e Rabotniçikut, Samorin, Euromil, Shkupin e Sileks.

Por Gligorov ka provuar të luajë edhe jashtë Maqedonisë, teksa ka provuar të luajë në Bosnjë me ekipin Olimpia Sarajevo, në Sllovaki me Banik Ruzina, ndërsa në sezonin e fundit ka luajtur në Rumani me Dunarea Calarasi.

Trajneri Mirsad Jonuz i njeh mirë aftësitë e këtij lojtari dhe për rrjedhojë ka kërkuar ta ketë në dispozicion tek ekipi ynë. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për kushtet financiare dhe më pas ka ardhur firma në kontratë, teksa Gligorov do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2019-2020, por edhe për Kupat e Europës nëse ekipi ynë kualifikohet në to.

Po ashtu, bëjmë me dije se është arritur akordi edhe me futbollistin shkodran Behar Ramadani dhe ditën e hënë do të nënshkruhet edhe me të kontrata që do ta bëjë atë pjesë të Vllaznisë, shkruan klubi shkodran në faqen e tij zyrtare në internet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!