Godet Milan, 35 milionë euro për Leaon!…
Marrëveshja është bërë me Lilë, raporton “RMC Sport”, ndërkohë që agjenti Korrea pret sinjalin. Talenti portugez, 20-vjeçari Rafael Leao, mund të jetë goditja e madhe e Milanit.
Gjithnjë sipas “RMC Sport”, sulmuesi i Lilës do të mbërrijë në Itali në ditët në vazhdim për kryer ekzaminimet mjekësore, pasi “kuqezinjtë” kanë arritur marrëveshjen për blerjen e tij me shumën e 35 milionë eurove.
Sipas zërave në koridoret e Milanit, “djajtë” do të paguajnë 25 milionë, ndërsa pjesën tjeter bonuse dhe Tiago Djalon, që përfshihet në marrëveshjen paraprake që pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.