Telushi, ejani në stadium…

Një ndër pikat më të forta të Partizanit vlonjati Bruno Telushi, shoqëroi italianin Franko Lerda në konferencën e sotme për shtyp.

Mesfushori i dalluar, thotë se skuadra,në gjirin e së cilës ka mjaft futbollistë të rinj, është gati të luajë një ndeshje të madhe ndaj Sherif Tiraspol në të vajtjes për Europa League.

“Me këtë skuadër, këta futbollistë, synojmë të jemi më të fortë. Një dorë më shumë po na japin edhe futbollistët e ardhur si përforcime gjatë verës.

Lojtarët kanë pak kohë që na janë bashkuar dhe sulmuesit në veçanti nuk mund ti gjykojmë aq shpejt. Me vetëm një ndeshje me Karabakun. Besoj se në vijim,ata do të jenë forcë e madhe e Partizanit.

Tifozët? I duam në stadium. Janë lojtari ynë numer 12. Janë fryma jonë”-tha ndër të tjera Telushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!