Milan, rigjen uniformën fituese…

Milan prezanton uniformën e dytë për edicionin 2019-2020. PUMA dhe Ac Milan, prezantojnë ‘kit Aëay’ e re për sezonin e ardhëshëm me një dizenjo që duket se tregon arritjet ndërkombetare të skuadrës së madhe italiane.
E veshur që në vitin 1910, kjo fanellë, është përdorur edhe në rastet e eventeve të mëdha dhe më tepër, i’u ka sjellë fat kuqezinjëve .
Për të demostruar uniformen e re të dytë të Milanit, është realizuar një mini-dokumentar që përfshin drejtpërsëdrejti ata që mbanin fanellën e famshme të bardhë, protagonist në 6 rastet e fitimit të Kupave të Kampioneve ndër vite.
Një bashkëpunim mes PUMA-s dhe vetë klubit legjendar të Serisë A. Ndërkohë nga sot, në versionin ‘online’, fanellat e reja në treg te PUMA.com dhe të gjitha sajtet apo galeritë e vetë PUMA-s dhe Milanit, përfshirë dhe ‘San Siron’