F1 “zhurmon” cirkuitin e Hokenheimit…

Të dielën, në orën 15:10, do të zhvillohen garat për Çmimin e Madh të Gjermanisë. Të shtunën, në orën 15:00, do të konkurrohet për “pole-position”

Formula 1 kthehet në pistën e Hokenheimit. E premtja fillon me provat e lira, të shtunën do të konkurrohet për “pole-position” dhe të dielën, në 15:10 do të startojë gara për Çmimin e Madh të Gjermanisë. Gjurma historike e pistës së Hokenhemit ka lindur në vitin 1932, por ky nuk ishte “teatri” i parë gjerman, që në vitin 1929 do të mbështetej në rrugën e jashtëzakonshme të Nurburgring, deri në vitin 1976, koha e incidentit të Niki Laudës.

Cirkuiti Hokenheimring, ndodhet afër qytetit të vogël pranë Heidelberg, fillimisht me një pistë 12 kilometra e gjatë, me një formë trekëndore. Gjatë viteve, në intervale prej disa dekadash (1938, 1965 dhe 2002), pista u shkurtua dhe u “komplikua” dhe sot paraqitet me një gjatësi prej 4,574 metrash, pa ndryshime altimetrike, por me disa valëzime. Sezonet e GP të Gjermanisë në Hokenheim kanë mungesa të justifikuara: për shkak të çështjeve kontraktuale, në vitet 2007, 2015 dhe 2017 nuk u përfshi në kalendarin e botërorit të Formula 1. Ajo u rikthye vetëm vitin e kaluar.

E shpejtë dhe shumë teknike, cirkuiti i Hokenheimit ka qenë fatal për Xhim Klarkun e madh, i cili në një kthesë doli jashtë pistës dhe përplas me një pemë. Kjo kthesë është quajtur më vonë “Kthesa e Xhim Klarkut”. Gjithmonë këtu, incidenti ka shënuar edhe fundin e karrierës së Didier Pironi të Ferrarit.  Ai goditi makinën e tij Prost, duke pësuar vetë me dhjetëra fraktura. Mjekët arritën të shpëtonin gjymtyrët e poshtme francezit, por jo karrierën e tij.

Kjo pistë ka pesë sektorë të shpejtë, alternuar me katër kthesa të ngadaltë dhe një seksion shumë teknik, të quajtur “Motodrom”. Kjo i detyron teknikët të ndërtojnë makina që të ofrojnë një kompromis midis stabilitetit në shpejtësi dhe reagimit në ngadalësim. Rëndësia thelbësore do të jetë tërheqja në kthesa të ngadalta, duke pasur parasysh se në nivelin e frenimit, nuk është një pistë shumë e kërkuar, me një kthesë ekstreme përpara kthesës “Hairpin”, që të çon drejt pjesës së finishit.

Shtrirja e pistes lejon përdorimin e makinave me shpejtësi të plotë, për më shumë se dy të tretat e xhiros, prandaj menaxhimi i konsumit do të jetë i rëndësishëm. Menaxhimi i gomave është gjithashtu vendimtar, me gomat e pasme që do të jenë shumë të ekspozuara në këtë pistë, edhe për shkak të temperaturave të larta të këtyre ditëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!