Shumi Jr. në pistë me Ferrarin e babait…

Djali i Mikael do të drejtojë F2004 me rastin e paradës së pilotëve më 28 korrik, që do të zhvillohet për nder të GP të Gjermanisë

Mik Shumaker, djali i shtatë herë kampion i botës, Mikael, do të ngasë Ferrari F2004 gjatë fundjavës për Grand Prix të Gjermanisë.

Me rastin e paradës së pilotëve më 28 korrik, në pistën gjermane, Shumi Jr. do të ketë nderin të dalë në pistë me legjendën e vetme, me të cilën babai i tij Mikael, fitoi 15 vjet më parë kampionatin e tij të fundit të Formula 1.

Mik Shumaker, pilot i Akademisë së Shoferëve të Ferrarit, është shumë afër Hokenheim, ku ai fitoi titullin e Formula 3 në 2018, dhe ku, babai i tij fitoi fitoren e parë në cirkuitin e shtëpisë më 1995 me Benetton, sukses që u përsërit edhe më 2002, 2004 dhe 2006 me Ferrarin.

Shumi Jr., i cili konkuron në kampionatin e Formula 2, e ka komentuar kështu mundësinë: “Mendoj se do të jetë e pabesueshme që do të garoj me këtë makinë në Hokenheim. Herën e fundit që kam qenë në këtë circuit, kam kremtuar titullin tim Formula 3. Do jetë bukur të rikthehem dhe të xhiroj me një nga makinat më të fuqishme dhe më fitimtare në historinë e Formula 1. Nuk mund të pres”, është shprehur i riu Shumaker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!