Gavazaj është i Kukësit…

Kampioni drejt një skuadre që kerkon titullin e dytë në histori. Emri është Enis Gavazaj, ndërsa skuadra, Kukësi.

Ish futbollisti i Skënderbeut, është prezantuar sot te verilindorët, madje përmes një video e cila e shfaq Gavazajin të kompletuar me uniformën e skuadrës së presidentit Gjici.

Më herët, edhe pse në forcë të korçarëve, Gavazaj u huazua te Jenesi në Rusi dhe më pas te Dinamo Minsk në Bjellorusi. Kontrata për dy edicione me nënkampionët e Shqipërisë.

24 vjeçari nga Prizreni, pritet të luajë rol deteminant te formacioni i skuadrës pa ‘trajner’…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!