Inter ofron 60 mln., Junajtid kërkon 80…

Inter dhe Mançester Junajtid prej kohësh janë në luftë nervash dhe transaksionesh të vështira. “Zikaltrit” e Milanos kërkojnë të bëjnë të tyre dhe të përfitojnë nga shërbimet e sulmuesit belg Romelu Lukaku.

Trajneri Konte e pëlqen dhe këmbëngul për belgun. Nevoja për të bëhet akoma më e madhe, pas “divorcit” me Ikardin, ku Lukaku shihet si zëvendësues i denjë për këtë post. Edhe sulmuesi belg dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.

Problemi është tek anglezët. “Djajtë” e Mançesterit duan të përfitojnë sa më tepër financiarisht nga ky okazion. Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e Junajtid kanë refuzuar ofertën prej 60 milionë eurosh të Interit për Lukakun.

Gjatë ditëve në vazhdim pritet një ofertë e re nga “zikaltrit” e Milanos, pasi thuhet, se anglezët janë të gatshëm ta mbyllin transaksionin dhe ta lenë të lire Romelu Lukakun për 80 milionë euro.

Për rastësi, sot Mançester Junajtid u ndesh me Interin në turneun “International Champions Cup”. “Djajtë” fituan 1-0 me gol të Grinvud (76’). Sulmuesi belg Lukaku, ndenji gjatë ne korridore për ta pritur dhe për t’i dhënë dorën Antonio Kontes, trajnerit të “zikaltërve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!