Algjeria, kampione e Afrikës…


Nuk ka herë të parë për Senegalin. Pëson një gol në minutën e dytë, krijon raste pafund, por goli, “mollë e ndaluar” për formacionin e Çise. Algjeria për herë të dytë në histori, kampione e Afrikës.

Finale: Senegal-Algjeri 0-1 (Bunedjah 2′)

Senegali dhe Algjeria diskutuan sot në Kajro finalen e edicionit të 32-të të Kupës së Afrikës. Start asfiksues për Algjerinë, e cila pas dy  minutave e sheh veten në avantazh të një goli me Bunedjah.

Skuadra e Belmadi nis një aksion të gjatë, me Bunedjah që injoron Mahrez dhe godet drejt portës. Top i devijuar nga Sane dhe sfera që pushon në rrjetë, 0-1.

Entuziazëm në kahun algjerian dhe Senegali që kërkon i dëshpëruar të ringrihet. Janë disa tentativa, por dhe Algjeria është e rrezikshme.

Në të 33-tën kartoni i parë i vedhë për Bensebaini. Futbolisti i Rënës në Francë, ndërhyn keq ndaj mesfushorit të linjes senegealeze Sarr. Senegali shton presionin dhe në 5 minutat e fundit, Mane, Guaje e sidomos Niang, janë shumë pranë golit.

Në pjesën e dytë sërish janë senegalezët kërkues dhe sërish Niang, që rrezikon. Mbahet Algjeria, por në 60-tën vjen sinjalizimi për penallti në favor të Senegalit. Mirpo në këtë moment hyn në “lojë” sistemi VAR.

Guedioura ka prekur topin  me dorë, por pas konsultimeve me teknologjinë, penalltia nuk akordohet. Minutat në vijim ofrojnë epërsinë e skuadrës së Çise, dhe Mane me shokë, insitojnë me të gjitha mënyrat.

Protagonizmi i Niang vijon edhe në të 66-tën, ndërsa lojtari tjetër i Rënes kalon portierin M’Bohli, teksa e djathta e tij, kalon pak mbi traversë. Në të 69 është radha e Sabali.

Goditja e lojtarit të  Bordos, neutralizohet nga portieri M’Bohli, që devijon në korne. Algjeria ka nisur këtë fraksion me detyrën legjitime të mbrojtjes së golit të minutës së dytë.

Duhet të presim minutën e 74-t për të parë aksionin e parë në këtë pjesë të dytë të tyre. Belaili, tenton kuadratin, topi kalon në rrjetën e jashtme. Edhe pse në vështirësi, zëvëndësimi i parë për skuadrën Belmadi vjen në 84-tën. Pas 4 minutave shtesë, Algjeria kurorëzohet kampione e edicionit të 32-të të Kupës së Afrikes. Në tribunë edhe ish-lojtari i Bajernit, Frenk Riberi. Festa gati…(video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!