Nigeria,vendi i tretë në Afrikë…

Finalja e vogël e Kupës së Afrikës, edicioni i 32-të i shkon Nigerisë. Në Kajro mundi Tunizinë 0-1. Të premten finalja Senegal-Algjeri në orën 21 00.

Tunizi-Nigeri 0-1 (Igalo 3′)

Tunizia dhe Nigeria luajtën takimin e parafundit të edicionit të 32-të, të Kupës së Kombëve të Afrikës që po zhvillohet në Egjipt.

Takimi për llogari të vendit të tretë, ndryshe medalja e Bronxtë, luajtur në stadiumin “Al Salah Stadium’ të Kajros, ka nisur në mënyrën më të mirë të mudur për formacionin e Gernot Rohr i cili me Igalo, shënon që në minutën e 3-të në portën e Tunizisë.

Goli vjen pas një aksioni në të majtë të Kolins që pasi shmang  Badri, hedh një top në zonë. Mes rrëmujës, Igalo shënon për Nigerinë. Edhe pas avantazhit, Nigeria duket padrone e fushes, ndërsa merr shumë aksione drejt portës së Ben Sherifa.

Në fraksionin e dytë, shihet një Tunizi më ndryshe. Ka më tepër grinte dhe dëshirë për të gjetur barazimin. Shauat i hedhur në fushë si zëvendësues për tunizanet, duhej të barazonte që në të  48-tën, ndërsa i sherbyer nga  Kazri, përballë portierit Ozoho, nuk shënon dot.

Edhe Merjah, Feriana  Sasi, por dhe Kazri, kanë të tjera mundësi. Për t’ja lënë radhën dy herë Çukuezes së Nigerisë në të 63’ dhe 65’ që humbet rastin për t’i dërguar shifrat në 2-0. Në të 78-tën, Kaleli për Tunizinë, gjuan dobët me Ozoho që pret.

Një minutë më vonë, provon mbrojtësi  Drager nga distanca, sfera kalon mbi tra. Është gjithnjë Tunizia që ndërmer një tjetër aksion të rrezikshëm me Kazri. Në fund, mbrojtësi Ekong, largon topin. Nigeria e treta.(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!