“Nuk duhet të jemi pjesë e këtij korrupsioni”

● Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, në shenjë proteste nuk mori pjesë në ceremoninë e dhënies së medaljeve të bronzta. Madje ai nuk i kurseu sërish akuzat ndaj Conmebol…

Lionel Mesi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Kilit. Pas ndeshjes, “10”-ta i Argjentinës, ishte mjaft i irrituar me gjyqtarët, por nuk i kurseu kritikat edhe për Conmebol.

“Ne nuk duhet të jemi pjesë e këtij korrupsioni, u tha Mesi gazetarëve për mungesën e tij në ceremoninë e dhënies së medaljes së bronztë. “Ne nuk duhet të jemi pjesë e kësaj mungese respekti që është bërë ndaj nesh gjatë gjithë turneut”, shtoi “10”-ta argjentinas.

“Me një të verdhë mund të kishte përfunduar për të dy, por jo, ndoshta ajo që kam thënë herën e fundit, nuk është pëlqyer dhe duhej paguar nga unë. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme është që ekipi përfundoi mirë “Copa America”, tha Mesi ndërsa foli për “grindjen” me Geri Medel, duke rikujtuar zemërimin dhe fjalët e tij pas ndeshje kundër Brazilit.

Analiza e turneut? “Grupi tregoi shumë personaliteti. Nuk është e lehtë ta fillosh me humbje (Kolumbia), barazimi më pas (Paraguaji) na bëri më të fortë dhe turneu përfundoi në një mënyrë shumë pozitive.”

Fitorja ndaj Kilit? “Sot ne gjetëm golat dhe kjo e bëri ekipin të luajë ndryshe. Na dha më shumë liri. Sidoqoftë kjo, por dhe ndeshja me Brazilin, ishin mjaft të mira”.

Kartoni i kuq dhe VAR? “Nëse do të ishte përdorur VAR nuk do të shkonin gjërat kështu. Përtej zemërimit që nuk isha në gjendje për të përfunduar këtë lojë, unë jam i qetë. E mbaj kokën lart dhe jam krenar për këtë grup, që i dha të gjitha”

Skaloni? “Unë mendoj se Skaloni po rritet së bashku me ekipin, grupin. Kemi gjetur një ide lojë, një dinamikë të mire”.

Qetësia? “Unë gjithmonë, them të vërtetën. Dua të më lenë të qetë. Nëse ajo që them unë ka reperkusione, kjo nuk është pjesë e imja. Unë jam gjithmonë i sinqertë”.

Finalja? “Shpresoj që gjyqtarët dhe VAR të mos ndikojnë dhe ta lejojnë Perunë që të konkurrojë, por këtë e shoh të vështirë”, tha ai, duke mos e fshehur mllefin e tij për Conmebol, të cilën e akuzon se po favorion hapur Brazilin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!