Xhetani nga USA: Luaj ende futboll…

Ish-futbollisti i Laçit dhe Kukësit, uron skuadrat shqiptare pjesë të Europës. “Kanë eksperiencë, pavarësisht rivalëve të fortë, të luajnë me mentalitet fituesi

Legjenda matjane e futbollit Sajmir Xhetani, prej pak kohësh, ka vendosur të jetojë në USA. Edhe pse në moshë të madhe (datëlindja 1974), ish -futbollisti i dhjetera skuadrave në Shqipëri, në Superiore dhe Kategori të Parë, vijon të jetë në aktivitet futbollistik.

Në Nju Jork, aty ku dhe ka rezidencën, Xhetani thotë për “Sporti iM”, se ai së bashku me disa ish-futbollistë të Kukësit, militojnë me ekipin amator të Korabit të Dibrës së Madhe.

Jeta e re në Amerikë?

Jam ende në futbollin e luajtur. Së bashku me Mirjan Kastratin, Albert Brahen dhe Artan Pepnikën, jemi pjesë e Korabit të Dibrës së Madhe. Edicioni i ri, edhe pse në nivel amator, nis në shtator,”- nis ish-futbollisti që ka fituar me Laçin dy kupa të Kategorisë së Parë dhe një Kupë të Shqipërisë, si drejtor teknik në 2013-tën.

Skuadart tona në Europë?

“Ju uroj të gjithave sukses. Besoj se të katër ekipet, Partizani, Kukësi, Laçi dhe Teuta, e kanë krijuar eksperiencën për të garuar me dinjitet edhe në kompeticione të tilla.

Natyrisht si ish-futbollist i Laçit dhe Kukësit, dëshiroj që të ecin sa më larg, por dhe për Teutën që gjithnjë imponon respekt dhe Partizanin e gjithë shqiptarëve, urimi është fjala me e ndjerë”.

Pjesë e skuadrave europiane?

Me dy të parat kam histori (Laçin dhe Kukësin). Me bardhezinjtë, kam fituar tri trofe si lojtar-drejtor teknik, ndërsa me Kukësin, isha pjesë e atij ekipi pikërisht vitin që u ngjit në Kategorinë Superiore.

Paradoksale apo jo, por takimi i fundit i imi si futbollist profesionist, rezulton të jetë takimi i fundit i Kukësit me Lushnjën (0-0) në maj të 2012,”– deklaron për “Sporti iM”, Sajmir Xhetani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!