Rinovim ëndrrash, De Gea pasaniku i Junatid…

Te Mançester Junatid e kanë seriozisht. Nuk dihen hapat pasardhës të “djajve” lidhur me përforcimet e mundshme, ama oferta që është bërë gati për portierin De Gea, duket e jashtëzakonshme.
Pas fjalëve për rinovim me parametra të lartë, vjen dhe shifra që portieri spanjol, ka gati ta firmosë. Bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare me 12 milione euro në edicion, që David De Gea nuk mund t’i rezistojë.
De Gea mberriti në Mançester në vitin 2011, ndërkohë që 28-vjeçari i përfaqësuesës së Spanjës, ka veshur për dy edicione edhe fanelën e Atletiko Madrid.