Sulmuesi Nikaç, dhuratë për Shkëmbin…

Ndërsa skuadra dhe futbollistët e Teutës përgatiten në Bransko të Bullgarisë, drejtuesit e klubit dhe menaxherët punojnë për përfocimin e skuadrës së “djemve të detit”. Blerja më e fundit e tyre është ajo e sulmuesit malazez 28-vjeçar Darko Nikaç, të cilin durrsakët e kanë prezantuar në faqen e tyre në “Facebook”.
“Ka firmosur sot pardite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Darko Nikaç është përforcimi i gjashtë zyrtar për skuadrën durrsake. Sulmuesi 28-vjeçari nga Podgorica e Malit të Zi, luante që nga janari i këtij viti, me Iskran në kampionatin e vendit të tij, teksa në 17 takime, ka shënuar edhe plot 12 gola. Mirësevjen Darko Nikaç”, shkruhet në njoftimin klubit të Teutës.
Sulmuesi Nikaç karrierën më të gjatë e ka me klubin e Buduçnost në Mal të Zi, por ka provuar të luajë edhe në kampionatin hungarez dhe së fundi në Uzbekistan. Darko Nikaç në CV e tij sportive ka luajtur edhe 3 ndeshje me kombëtaren e vendin fqinj.
