Demi: “Derbi do të mbetet derbi”…

Flet Presidenti i skuadrës kampione: “Me disa përforcime që po bëjmë, tentojmë të kalojmë Karabakun”.

Presidenti i Partizanit Gazmend Demi, duke folur për  ‘Report TV’, i ka bërë një rezyme gjithë situatës aktuale në klubin e kuq. Pasi spjegon lëvizjet në pankinë dhe kundershtarin në Europë, Karabak, numri një i klubit kryeqytetas, ndalet edhe te kundërshtarët në kampionat.

Trajneri Franko Lerda, zgjedhja e juaj apo e drejtorit Olsi Rama? 

“Siç e dini, e ka thënë edhe drejtori, mbas ikjes së Gegës për një problem familjar mbetëm dhe bëmë disa interesime. E morëm italian sepse duam të arrijmë një nivel më lart sepse kuptohet për teknikën dhe të gjitha. Kishim disa trajnerë, por drejtori zgjodhi Franko Lerdën, të cilit unë i kam dhënë besimin e plotë. Mendojmë se do bëjmë një ekip më të mirë se sa e kemi pasur në aspektin taktik, rregullit dhe disiplinës”.

Shorti në Champions me Karabak, do dëshironit një skuadër tjetër?

“Kuptohet që Karabak është një ekip me më eksperiencë se ne. Ka shumë vite kampion i Azerbajxhanit, me kualitete të mira, ka qenë deri në grupet e Champions League.  Gjithsesi unë nuk kisha pretendim për ndonjë ekip tjetër sepse tek e fundit 11 me 11 luajmë. Unë kam besim te ekipi im, te stafi im, te drejtori. Me disa përforcime që do bëjmë, besoj se është i kalueshëm”.

Gega, përse u largua trajneri? Thuhet për arsye personale, por këto ditë ai është parë në Shqipëri… 

“Trajnerin Gega e uroj për fitoren e titullit. Ka qenë një trajner i respektuar. Gegën e kam sjellë unë te Partizani. Kjo është hera e parë dhe e vetme që unë sjell trajner te Partizani. Kemi dhënë dorën si burrat dhe ka ardhur pa kontratë te Partizani. Pas disa muajsh me drejtorin Rama, pa më thënë mua, bënë kontratën. Që të jemi korrekt ajo kontratë u bë me të gjitha kushtet që donte Gega.

Më ka ardhur një ditë bukur, mbasi ka folur me drejtorin, për një problem familjar. I kam dhënë dorën dhe i kam thënë familja është mbi të gjitha. Kështu që ka qenë një ndarje xhentëllmenësh. Ka pasur vetëm një problem familjar. Asnjë prapaskenë tjetër unë nuk e di të ketë. E dija që ka ikur në Amerikë, ju po thoni që është këtu, nuk kam informacion. Megjithatë unë i uroj fat dhe gjithë të mirat. Nëse ikën në një skuadër tjetër,  pastë fat dhe ishalla mos të ketë ato problemet që më tha mua”.

Tirana shumë aktive në merkato. Ka marrë dy lojtarë të Partizanit. Mendoni se do ndryshojë historia në derbi? Keni thënë që nuk fitojnë sa të jeni ju president… 

“Tani, derbi dihet që është derbi. Unë i pari po gëzohem shumë që Tirana po përforcohet. Tek e fundit këto dy ekipe kanë qenë vlera e shumë viteve në kampionatin shqiptar. Me oshilacionet e të dyjave, sepse Partizani ka pasur të vetat dhe gjithashtu edhe Tirana. Për këto lojtarët që ka marrë nuk kam informacion sepse unë nuk i ndjek skuadrat e tjera. Derbi do të jetë prapë derbi, të treja rezultat janë brenda.  Besoj se ne do të jemi gjithmonë më të fortë”.

 Flitet se do të afrohet Balaj dhe Ramadani

“Në informacionin tim, sepse me këtë punë merret drejtori, e ka ekskluzive, e ka marrë vetë përsipër. Shpresoj se do sjellë lojtarë shumë të mirë të cilët besoj se do bëjnë diferencën. Është në punë çdo ditë për të sjellë lojtarë cilësor, siç e dinë të gjithë nuk është e lehtë sepse dihet opinion për Shqipërinë, megjithatë jemi në rrugë të mbarë.

Për dy prurjet nga kampionati shqiptar flitet se janë lojtarë shumë cilësor. Si Kordeiro ashtu edhe ish-lojtari ynë që luante te Teuta (Hakaj). Drejtori është shumë entuziast për të sjellë disa prurje shumë serioze dhe shumë të forta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!