Një incident përcakton fituesin Mark Markez!

Një incident në pistën e Katalonjës përcaktoi edhe fituesin e “Çmimit të Madh” të Spanjës në Moto GP.

Piloti spanjol Horge Lorenzo i Hondës, në xhiron e dytë u rrëzua në një kthesë, duke penguar dhe marrë vete zvarrë thuajse të gjithë pretendentët për fitimin e kësaj gare.

Nga gabimi i Lorenzos përfitoi piloti spanjol Mark Markezi, i cili u shpall edhe fitues i “Çmimit të Madh” të Spanjës.

Kuptohet, pas garës revolta dhe tonet e larta të mjaft pilotëve nuk munguan në adresë të Lorenzos, që shkaktoi incidentin dhe “prishi” garën.

Doktori nuk e fsheh zhgënjimin për garën e mbyllur kaq shpejt, por nuk bëri polemika: “Duhet të them që Horge kërkoi ndjesë menjëherë, këto gjëra mund të ndodhin”.

Nuk është kaq i butë shoku i skuadrës Vijnales: “E ndjeva që dikush po vinte shumë shpejt, provova të hapem, por s’mund të bëja asgjë. Ishte xhiro e parë, nuk fitohet gara atëherë. Shkatërroi garën time të Vale e Dovi, që lufton edhe për titull. Ajo që bëri nuk ka kuptim. Shpresoj që drejtuesit të bëjnë diçka, sipas meje duhet penalizuar”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe manaxheri i “Yamaha”, Maio Meregali, që nuk i ka kursyer kritikat për Lorenzon: “Një fillestar mund të bëjë një gabim të tillë, jo një pesë herë kampion bote, si e kujton ai veten shpesh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!