Kuartararo, sfidë të mëdhenjve…

MotoGp e Barcelonës, ofron një start zyrtar intrigues. Francezi, sfidë Markez në shtëpi…

Fabio Kuartararo, francezi i Yamaha Petronas, regjistron kohën më të mirë në provat zyrtare të MotoGp të Katalunjës. Koha e tij 1’39”484, ishte më e mirë se i dyti në radhë që përkon me kampionin e botës në fuqi Mark Markez. I treti në radhë, u rendit Vinales teksa në rreshtin e dytë janë emra të gjithë italianë me Morbidelin, Rosin dhe Doviciozon. 

Kuartararo, tashmë nuk bën më surprizë, duke treguar garë pas gare, se është një potencial evident në garat me dy rrota. Gjithsesi, Markez duke garuar në shtëpi (Spanjë) ishte i vetmi që iu afrua francezit me 15 të qintat duke lënë hapur garën zyrtare nesër në Barcelonë.

Ndërkaq, kur kanë kaluar 6 gara, Markez udhëheq me 115 pikë (tre gara të fituara).Doviciozo i dyti me 103 pikë dhe Rins i treti me 88 pikë.

Pas cirkuitit të Barcelonës, në program nesër në orën 14 00, e radhes do të jetë në 30 qershor në Holandë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!