Teuta dhe Laçi, startuan “sezonin”…

Në “Niko Dovana” Teuta humbet ndaj Laçit në miqësore. Teknikët hodhën në fushë shumë futbollistë në provë. 

Miqësore: Teuta-Laçi 1-2 (L. Vila 89’/ Berisha 73′, Santiago Selmani 84′)

Ashtu siç edhe ishte deklaruar Teuta dhe Laçi, testuan veten sot në “Niko Dovana” të Durrësit. Për skuadrën e Shkëmbit në start, pati pak risi, teksa tekniku, hodhi që në fillim shumë futbollistë të edicionit të kaluar. Në anën tjetër, Starova pas shumë largimeve, e alternoi formacionin mes atyre që mbyllën edicionin dhe shumë të tjerëve në provë.

Nëse te Teuta vetëm Teodorovski u pa si risi, te bardhezinjtë, stafi teknik, kishte disa të tillë. Të ardhurit e fundit Turkaj, Zaimi, braziliani Teldiano Teko, ishin të rejat e formacionit fillestar të kurbinasve.

Në tribunë, Sherif Kallaku me probleme në hundë dhe blerja e fundit e Laçit, amerikani Nuabueze, i ardhur vetëm dje në klub.

Loja nisi më mirë për formacionin vëndas të cilët krijuan disa mundësi shënimi  me Prognin, Vilën por dhe me Bushiç. Reagon mirë portieri Sali. E ndërsa minutat ecin, është Laçi që dalëngadalë nis të dalë më shpesh përpara. Eler nga qëndra dhe Berisha e Teko nga krahët, janë aktivë por goli nuk vjen.

Në të dytën, të dy trajnerët nisin morinë e nderrimeve. Te Teuta bie në sy, aktivizimi i shkodranit Kalaja, teksa te Laçi janë disa. Në këtë fraksion, bardhezinjtë duken më insistues, ndërsa në të 73’, pas një topi të kthyer nga shtylla, Berisha godet saktë duke e kaluar Laçin përpara. Por edhe goli i dytë do të mbajë anën e kurbinasve.

Në të 84’, vjen vertikailizimi nga thellësia e Jonuzit, me topin që mberrin te “Santiago”. I vëllai i portierit Gentian Selmani, që së bashku me vëllain tjetër Adolfin, po testohen te bardhezinjtë, nuk mendohet dy herë, teksa me një parabolë të ëmbël kalon portierin Shala për 0-2. Në minutën e 89’, Teuta, e cila kishte disa minuta që luante mirë, arrin të shënojë golin e parë të saj me anë të Lorenco Viles.

Formacionet fillestare:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!