Bylis, ndahet me pogradecarin Shyti…

Pas togolezit Kofi Doseh, klubi mallakastriot i Bylisit ka nderprere marrëdhëniet për sezonin e ardhshëm edhe me mesfushorin Ildi Shyti, një nga titullarët e sezonit te shkuar. 26-vjeçari pogradecar u aktivizua 17 herë nga trajneri Veljko Dovedan.

“E falënderojmë Ildi Shytin, nje futbollist dhe njeri shembullor. Ildi Shyti dhe klubi nderpresin bashkepunimin me mirekuptim. E falenderojme dhe i jemi gjithmone mirenjojes per kontributin maksimal qe ka dhene per Bylisin ne realizimin e synimeve dhe I urojme suksese ne karriere Ildi Shytit”, shkruan klubi mallakastriot në njoftimin e tij për largimin e mesfushorin në rrjetin social “Facebook”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!