Brazili bind, mjafton Kutinjo për Bolivinë

Brazil-Bolivi 3-0 (Kutinjo 50’(p), 53’, Everton 85’). Në Sao Paolo, starton Kupa e 46-të e Amerikës Latine. Filipe Kutinjo shpallet “lojtari i ndeshjes”.

Në mëngjesin e sotëm, në orën 2:30, stadiumin “Morumbi” të Sao Paulos startoi Kupa e 46-të e Amerikës Latine. Nën diktatin e bilbilit të argjentinasit Nestor Pitana, që çeli edhe botërorin Rusia 2018, Brazili nuk pati shqetësime nga Bolivia, fitoi pastër 3-0.

Pas një pjese të parë pa gola, rezistenca e bolivianëve, u thye. Në vijim do të niste samba e vendësve. Në të 50-tën, Kutinjo me ndihmën e VAR fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol.

Tri minuta më pas, sërish Kutinjo nuk do të shpërdoronte krosin e Firminos dhe do ta çonte në 2-0 epërsinë e Brazilit. Everton në të 85-tën do të shënonte golin e tij të pare dhe do të kompletonte fitoren 3-0 për Brazilin.

Në skuadrën e trajnerit Tite, binte dukshëm në sy mungesa e Nejmar, qoftë për klasin, por edhe për gjestikulacionet që krijonte në fushë. Brazili kësaj here dukej i vendosur për ta fituar këtë trofe të munguar që nga 2007.

Sot, në orën 21:00, në stadiumin “Arena do Gremio” të Porto Alegres, do të ndeshen Venezuelë-Peru, e vlefshme gjithashtu për grupin A. Ndërkohë, në orën 24:00, në stadiumin “Arena Fonte Nova” të Salvadorit do të përballen Argjentinë-Kolumbi, ndeshje kjo e vlefshme për grupin B. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!