Venezuelë-Peru pak futboll, shumë polemika

Grupi A: Venezuelë-Peru 0-0

Përfundon pa gola sfida e dytë e grupit A. Lojë kaotike dhe gola që anulohen nga VAR.

Venezuela dhe Peruja mbyllën 0-0 ndeshjen në grupin A të Kupës së Amerikës, të luajtur në stadiumin “Arena do Gremio” në Porto Alegre të Brazilit. Dy golat e Gonzalez dhe Farfan, u anulluan për peruanët, pas konsultimeve midis arbitrit dhe bashkëpunëtorëve të tij në sistemin Var.

Me Perunë disa herë pranë golit, portieri Farinez i Venezuelës shpesh u shfaq vendimtar. Gjithsesi, në përgjithësi edhe pse Peruja e dominoi takimin, niveli i ndeshjes së dytë në Kupën e Amerikës, mbeti larg pritshmërive.

Grupi kryesohet nga Brazli që në orët e para të dites, kaloi 3-0 Bolivinë. Edhe në atë takim, vëndasit e Brazilit u vershëllyen në fraksionin e parë. Në të dyten nuk pati histori. Ndërkohë, pas pak nis sfida tjetër ajo mes Argjentinës dhe Kolumbisë. Luhet në ‘Arena Fonte Nova’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!