Starton Kupa e Amerikës…
● Brazil-Bolivi, ndeshja që ngre siparin e Kupës së 46-të të Amerikës. Luhet në orën 02:30.
Kupa e Amerikës starton gjatë mengjesit të sotëm (02:30) në Brazil, dhe do të përfshijë 10 skuadrat e Amerikës Latine, si dhe dy përfaqësuse të ftuara, Japonia e Katari. Organizatorët e Brazilit kanë që nga viti 2007 që nuk e kanë fituar këtë trofe. Kupa më e vjetër në botë, startoi në vitin 1916.
Ndërkaq, në Brazil, aty ku prej kohësh po mendojnë të rikthejnë titullin e munguar prej disa viteve “Verdhartit”, pa Nejmar të dëmtuar, konsiderohen favoritë edhe nga jashtë Brazilit. Këtë mendim ka dhe një ndër ish- futbollistët e hershëm të Milanit dhe Interit, argjentinasi Andres Gulielminpietro. I pyetur nga “TMW”, Guli thotë:
Favoritë?
“Argjentina dhe Brazili janë padiskutim favoritë për të fituar Kupën. E thotë historia”.
Sa mungon titulli?
“Mungon shumë. Presim për të fituar këtë radhë. Finalja e humbur në botëror, rezultoi goditje e madhe. Flitet vazhdimisht për të. Sipas meje, edhe sot, ka shumë presion mbi skuadrën për atë humbje.
Mesi në mundësinë e fundit?
Nuk e di. Ka akoma kohë për të. Ajo që di, është fakti se ai nuk do të jetë protagonist si më parë. Argjentina duhet të pëmirësohet që ta ndihmojë Mesin.
Jashtë Higuain e Ikardi…
“Janë shumë sulmues në Argjentinë. Të dy kanë bërë mirë, por ka nga ata që kanë fituar. Më vjen në mendje përveç Mesit edhe Aguero. Është e vështirë t’i vendosësh të gjithë bashkë.”-tha argjentinasi.