Maradona tërhiqet nga Dorados…

“Pibe Doro” i thotë mjaft ekipit të Dorados, që militon në ligën e dytë meksikane.

“Duhet të mendoj për shëndetin tim. Faleminderit Dorados, do të jemi të bashkuar gjithnjë. Doja të sqaroja vendimin tim për të lënë Dorados të Sinaloas, që ka të bëjë me shëndetin tim.

Sot do duhet të bëj një hap prapa, duke e lënë skuadrën që më ka bërë të ndihem si në shtëpinë time. Sot duhet të mendoj për shëndetin. Kam dy operacione për të bërë dhe falë zotit, janë të lehtë”,- tha Maradona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!