Kasijas thotë mjaft, s’do të kthehet në fushë!
● Sipas “O Jogo”, portieri spanjol, pas atakut kardiak më 2 maj, përkundër fjalëve ka vendour të mos kthehet më në fushë
Iker Casijas është gati të heq dorë nga dorezat e tij. Sipas “O Jogo”, portieri spanjol, në fakt ka vendosur të mos kthehet në garat konkurruese, pas atakut kardiak të pësuar më 2 maj gjatë një seance stërvitore.
Gazeta portugeze është e sigurtë për tërheqjen e ish-portierit të Real Madridit, që ka fituar gjithçka me Spanjën, por edhe me madrilenët, dhe tashmë flet për një rol tjetër te tij te Porto.
Për Casijas ka një të ardhme si menaxher, ndërkohë që vendin e tij në fushë, me fanelën bardheblu, me gjasa mund ta zërë shoku i tij, Xhixhi Bufon.