Për “Reds”, smartfonë të personalizuar…

Smartfonët tashmë janë pjesë e domoshme e jetës së cilitdo. Teknologjia ka pushtuar botën, duke mos bërë përjashtime. Natyrshëm, sportistët si figura publike, janë edhe në një marketing i leverdisshëm.
Kompania iDesign Gold, nuk e ka lënë rastin t’i shpëtojë nga duart. Duke qenë edhe partner i Liverpulit, pas fitores së Champions League ajo ka prodhuar dhe u ka dhuruar të gjithë ekipit dhe stafit të “Reds” nga një telefon iPhone XS të personalizuar.
Në to shkruhet emri dhe numri i secilit futbollist, me numrin e fanelës dhe logon e Champions. Thuhet që një telefon i tillë kushton rreth 4 mijë euro, ndërkohë që nuk dihet nëse këta smartfona do të dalin në treg edhe për tifozët e Liverpulit.