Ndërron jetë ish-presidenti Johanson!

Bota e futbollit sot është në zi. Federata Suedeze e Futbollit ka njoftuar lajmin e kobshëm se Lenard Johanson, ish-president i UEFA-s, pas një sëmundjeje, të marten në mbrëmje, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Suedezi Johanson ishte njeriu më i rëndësishëm i futbollit europian, duke patur një ndikim të rëndësishëm në forcimin e UEFA-s, të cilën ai e drejtoi për 17 vite, nga viti 1990 deri më 2007, ku humbi garën përballë kandidimit të Mishel Platinisë.

Presidenti i nderit i UEFA-s Lenard Johanson, që ka qenë për vizitë edhe në Shqipëri, njihet edhe si “babai” i Champions League, veprimtari me të cilën tashmë krenohet futbolli europian.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!