Partizani rrezikon të “peshkojë” Sëlltikun…

Drejtori i përgjithshëm i të kuqve Olsi Rama, në fund të prezantimit të trajnerit të ri Lerda tha sot, se menjëherë do të niset drejt Nionit për të asistuar në shortin e skuadrës së Partizanit, që do të hidhet nesër.

E ndërsa drejtori dhe i gjithë klubi kryeqytetas, janë në pritje të skuadrës kundershtare, UEFA ka pozicionuar Partizanin në vazon nga ku do mësohet dhe emri i rivalit në Champions League.

Kështu, nisur nga koeficenti i vogël i Partizanit (3.000), skuadrat që do mund të peshkohen nga kampionët e Shqipërisë, konsiderohen mjaft të vështirë. Selltiku, Karabaku, Sherif Tiraspol, Slovan Bratislavë, Dudelanxhë, ekipet që do “goglohen” me të kuqtë.

Mbetet për t’u parë, por Partizani ka sërish një shans të dytë, teksa në rast eliminimi, kalon në kompeticionin tjetër, atë të Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!