Shehi, vjen lamtumira nga Skënderbeu…

I jep fund dhe Orges Shehi. Trajneri i Skënderbeut, pas polemikave në distancë me presidentin Takaj, vendos të largohet nga klubi të cilit i dha lavdi si portier për gati një dekadë.

Përfunduam një sezon të vështirë, një vit tranzicioni. Kam dhënë gjithçka atje dhe i falënderoj të gjithë në Korçë. Do flas në një konferencë për shtyp, do shkoj të takoj lojtarët. Kam nëntë vite atje dhe duhet t’i takoj të gjithë, duke nisur nga punëtori i fushës. Është një vendim që e kam marrë ditët e fundit, duke u konsultuar me familjen time” -deklaroi durrsaku që edicionin e fundit, drejtoi si teknik korçarët, teksa ishte i ftuar në “Kuqezi” të SuperSport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!