Skuadrat e Europës, sot në fushë…

Partizani, Kukësi, Teuta dhe Laçi, skuadrat shqiptare në pritje të shortit. Nisin përgatitjet.

Pushimet ndërpriten.Skuadrat shqiptare me biletën europiane nga sot do të nisin përgatitjet. Partizani kampion ka publikuar në faqen e tij ekipet e mundëshme me te cilat mund të shortohet në turin e parë. Koeficenti nuk e favorizon, ndërkohë që ekipe famozë i vërtiten skudrës së kuqe. Edhe Shkëndija e Tetoves alternativë. Për të mos folur pastaj për Selltik, Zvezda, Maribor, Rozenborg, Bate…

Kukësi pjesëmarrës në Eurpoa League, i përfshirë nga ethet e merkatos, vijon të punojë me ritëm për të tjerë lojtarë cilësorë. Janë larguar disa futbollistë, emra të mëdhenj flitet se do veshin fanelën e skuadrës së Gjokës.

Edhe Teuta në të njëjtat ujra. Bregdetarët do stërvitën disa ditë në Durrës, e më pas në destinacionin jashtë vëndit. Për dhjetë ditë. Merkato në vënd, Luftetari në “shënjestër”.

Sakaq, edhe Laçi kërkon të imponohet në turin e parë eliminator të Europa League. Presidenca së bashku me Starovën kanë piktuar disa futbollistë por emrat mbahen larg mediave sportive. Gjithsesi, një gjë është e sigurtë. Bardhezinjtë do të nisin sot në Laç, (18 00) përgatitjet për europën.

Shorti për ekipet Shqiptare në kupat e europës, do të hidhet në Nion të Zvicres me datën 18 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!