Ikën Latif, Teuta e falënderon…

Ekipi i Teutës ka njoftuar zyrtarisht pak më parë edhe largimin e radhës nga klubi, që u rendit i treti në Superiore. Amadu Latif ka mbyllur gjithçka dhe nga sot ai është një lojtar i lirë.

Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, Teuta ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me Amadu Latif. Sulmuesi figuron goleadori i durrsakeve për dy fazat e para, ndërkohë që pas zërave për një largim gjatë janarit, Latif iu nënshtrua verdiktit për të vijuar me Teutën.

Asgjë nuk shkoi “vaj” për sulmuesin, i cili i ka dhënë lamtumirën ekipit të teknikut Bledi Shkëmbi. Më herët, nga Teuta është larguar Erlis Frashëri, teksa dhe Sherif Kallaku, gati të nisë një aventurë të re jashtë vendit.

Teuta, realizoi objektivin për të garuar në Europa League, ndërsa te “djemtë e detit”, duket se ka nisur revolucioni i radhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!