VAR s’punon, kampionia Afrikës në tavolinë

Anulohet gol i rregullt për Wydad, gjyqtari nuk mund ta verifikojë: marokenët protestojnë dhe tërhiqen nga ndeshja. Tunizianët e Esperances “fitojnë” Champions League të Afrikës

Ndeshja e kthimit të finalet së Champions League të Afrikës, ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në Rades të Tunizisë, u zhvillua ndeshja e kthimit midis skuadrës vendase të Esperance dhe skuadrës marokene Wydad të Kazablankës. Pas një pjese të pare të barabartë, në të dytën u mësua se VAR nuk punonte.

Gjithçka ndodhi në minutën e 60-të, kur futbollistët marokenë shënuan një gol, të cilin gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje. Goli ishte i rregullt, por sistemi VAR ishte jashtë funksionit. Marokenët nuk pranuan të vazhdonin ndeshjen.

Pasi priti një orë e gjysmë sipas rregullores, gjyqtari vërshëlleu dhe e mbylli takimin. “Në tavolinë”, skuadra tuniziane Esperance u shpall fituese, duke marrë trofeun e Champions League të Afrikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!