Ndryshon futbolli, në fuqi rregulla të reja…

Nga sot rregulla të reja në futboll. Miratuar nga bordi ndërkombëtar i FIFA-s në mars, gjatë kongresit të 133-të, rregullat e reja në futboll do të aplikohen zyrtarisht përgjatë Botërorit U20 për t’u shtrirë në kompeticionet e FIFA-s nga 25 qershori. Bëhet fjalë për disa ndryshime të vogla në ritmin e një ndeshjeje futbolli.
Prekja e topit me dorë, vendosja e futbollisteve në barrierë, pozicioni i topit brenda zonës ndërsa niset topi (pa dalë nga zona), pozicionimi i portierit teksa përballë tij do ekzekutohet një penallti, kartonë edhe për trajnerët, prekja e topit nga gjyqtari, prekja e topit me dorë që përfundon në gol, janë disa nga të rejat që do zbatohen me rregulloren e re të futbollit.
Gjithsesi, sonte finalja e madhe e Champions League, do të jetë e destinuar të zbatojë rregullat e deritanishme.