Botërori i klubeve në Katar…

Organizatori i Kupës së Botës 2022, Katari, do të presë Kupën e Botës së Klubeve në 2019-ën dhe 2020-ën, përpara se konkurrenca të zgjerohet në 24 skuadra.

Kjo u njoftua nga Fifa. “Dy edicionet e ardhëshme të turneut, në formatin aktual me shtatë ekipe, do të shërbejnë si një provë për Kupën e Botës 2022, kryesisht për shkak se ato do të zhvillohen në fillim të dhjetorit, duke lejuar të provohen kushtet klimatike të ngjashme me ato në të cilat do të zhvillohet Kampionati Botëror,- tha organi qeverisë së futbollit botëror.

Dy edicionet e fundit të formatit, janë fituar nga Real Madridi. FIFA vendosi të luhet (nga viti 2021), një Kupë Bote për klube me 24 ekipe, duke zëvendësuar Kupën e Konfederatave. Një edicion “pilot”, që do të luhet nga 17 qershori deri më 4 korrik 2021. Vendi për t’u përcaktuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!